TIRANË - Një numër i madh personash që jetojnë në Tiranë, përfshirë këtu edhe studentët vijojnë ende të regjistruar në vendlindjen e tyre, çka i bën ata votues në ato bashki.
 
Këtë situatë mesa duket e vetmja që e ka shfrytëzuar është kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami e cila ka ngritur një zyrë elektorale në Tiranë.
 
Kjo zyrë zhvillon takime kryesisht me  studentë gjirokastrite, por edhe qytetarë të tjerë që do të përfshihen në atë Bashki, por që jetojnë ose punojnë në kryeqytet.
 
Kjo zyrë dëgjon problemet e tyre dhe u shtjellon programin e Ramit për Gjirokastrën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)