Festa e Krishtlindjes është festuar edhe në burgjet shqiptare. Në redaksinë e Report TV ka mbërritur kjo foto nga burgu i Fushë Krujës nga ku duken disa të burgosur që janë mbledhur në dhomën e një prej të burgosurve duke festuar.

Të burgosurit janë fotografuar duke festuar me një tavolinë të mbushur plot ku nuk mungon edhe një kokë qengji e pjekur, por edhe bakllavaja.

Gjithashtu nuk mungon edhe një shishe raki paçka është e ndaluar në burgjet shqiptare. Në të djathtë duket një i dënuar me celular iPhone, i cili gjithashtu është i ndalur në ambientet e vuajtjes së dënimit.
cunat ne burg
Të burgosurit duke festuar 
 

dy.b/shqiptarja.com