FOTO/ Kur Rozana Radi detyron
VIP-at të nxjerrin fotot e pashaportës
Me përhapjen e rrjeteve sociale, të gjithë i kushtojnë vëmendje fotove për të dalë sa më mirë përpara kamerës, por kur vjen puna të pashaportat apo kartat e identitetit duket se askush nuk ia del mbanë.
Me përhapjen e rrjeteve sociale, të gjithë i kushtojnë vëmendje fotove për të dalë sa më mirë përpara kamerës, por kur vjen puna të pashaportat apo kartat e identitetit duket se askush nuk ia del mbanë.
Një foto tipike “ushtrie”, e ngurtë, zakonisht pa emocione në fytyrë, të ngrira...dhe ç’është më e rëndësishmja, pa photoshop! Pjesa më e keqe është se do të të duhet të presësh 5 apo 10 vite deri sa të skadojë dokumenti i identifikimit. Për këtë arsye fotot më të bukura janë ato që i thjesht i përafrohen normales. Dhe...le ta pranojmë, pjesa më e madhe nuk i nxjerrin ato foto në dritën e diellit. Nuk përjashtojmë se ka dhe nga ata që e bëjnë, dhe natyrisht që bëhen pjesë e ndonjë shakaje.
Duket se pikërisht këtu ka lindur dhe loja më e fundit ndërmjet disa personazheve të njohur shqiptare. Gjithçka ka filluar me Rozana Radin, e cila siç e theksoi dhe vetë “hapi vallen e lojës së kartave të identitetit”, duke postuar fillimisht të vetën dhe më pas duke nominuar edhe të tjerë, dhe kështu vazhdoi zinxhiri. Jo të gjithë iu përgjigjën apelit, por ka dhe nga ata që e bënë. Foto të cilat përbënin dhe përjashtime nga çfarë kemi parë deri tani, me Julkën dhe Fiorin të cilat kanë pozuar pak më të buzëqeshura. E ndërsa Rozana e filloi lojën thjesht me fotot, Julka dhe Bes Kallaku i bënë një foto më të plotë letërnjoftimeve duke zbuluar edhe më shumë info nga dokumenti i tyre. Veçanërisht për Besin, një “katunar dhe loki” i vetëdeklaruar zbuluam që ka lindur në Tiranë, çka shkaktoi komente simpatike edhe nga fansat e tij. /intv/
Redaksia Online(m.p/shqiptarja.com)
34/3
Sondazhi i ditës:
Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?
-
Më e mirë
23.8%
-
Njësoj
41%
-
Më e keqe
35.1%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
80 qytetarë të Bulqizës në spital me shenja helmimi! Po hetohen shkaqet
8 Korrik, 08:47
-
Me pushime në Turqi, Luizi dhe Kiara ndajnë fotot e ëmbla me Lunën (FOTO)
8 Korrik, 08:44
-
Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni
8 Korrik, 08:28
-
75 vjet NATO: Nga një 'mburojë' në Luftën e Ftohtë, në forcë të sigurisë globale
8 Korrik, 08:21
-
Lufta Ukrainë-Rusi, Orban: Putini nuk beson në një armëpushim! Kryeministri hungarez takon Xi-n në Kinë
8 Korrik, 08:17
-
Le Pen: Fitorja jonë vetëm sa është shtyrë
8 Korrik, 08:09
-
Francë/ Të majtët mundin ekstremin e djathtë! Triumfon Mèlenchon, Macron i dyti, Le Pen zbret e treta! Kuvendi pa shumicë
8 Korrik, 07:33
-
Ka ardhur koha të relaksoheni dhe të rikuperoni energjinë e humbur... horoskopi për sot
8 Korrik, 07:16
-
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Socialistët zgjedhin Vangjel Tavo kandidat për kryetar bashkie
8 Korrik, 07:14
-
Minxhozi: Franca tregoi se nuk i beson projektit të ekstremit të djathtë
8 Korrik, 07:09
-
Aksident në Korçë, përplasen 2 makina
7 Korrik, 23:35
-
Zgjedhjet në Francë nxorën fituese të majtën/ Burimi për Report Tv: Lojë Western me 3 vagabondë! Macron nuk do pranojë dorëheqjen e Attal
7 Korrik, 23:07