FOTO/ Kush është shoku i fëmijërisë së Eri Zefit që e nxori në pritë tek hasmit, 34-vjeçari i besonte verbërisht

FOTO/ Kush është shoku i fëmijërisë së Eri Zefit që e nxori në pritë tek hasmit, 34-vjeçari i besonte verbërisht

 Mikel (Gjovalin) Alia

TIRANE- Report Tv ka siguruar foton e  Mikel (Gjovalin) Alia, i shpallur tashmë në kërkim për vrasjen e Eri Zefit, 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë. Alia ishte shok fëmijërie me viktimën por hetimet kanë nxjerrë se ka qenë pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin tek personat që e ekzekutuan. Ky i fundit prej muajit shkurt 2019 kishte reduktuar lëvizjet e tij dhe frekuentimin e personave të ndryshëm, pasi i ruhej një gjakmarrje të mundshme. Kjo pasi, Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal.

Si pasojë e kësaj vrasje, Eri Zefi, i ndruhej një hakmarrje të mundshme dhe për këtë ai kishte marrë kërcënime të njëpasnjëshme. Por gjaksit e tij, nuk mund t'i afroheshin shumë pranë banesës me qëllim ekzekutimin e Zefit, pasi shumë shpejt do të binin në sy dhe do vinin veten e tyre në rrezik.

Atëherë ata kanë filluar të venë në jetë një plan të sofistikuar duke përpunuar dhe paguar shokun e ngushtë të Eri Zefit, Mikel Alia, me qëllim që ky i fundit ta nxirrte nga shtëpia Zefin dhe t'ia çonte në pritë dy qytësve, që ishin caktuar për të bërë vrasjen.

Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit.

34-vjeçari u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së “Kombit”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 31/10/2019 15:48

    Gjaku esht qeshtje tjeter,nuk e vendosi brezi jon.gjakmarrja na esht len nga shum breza qe kaluan..po gje me te rend se nxjerrja ne prit “pabesia” nuk ka ne ket bot...ky njeri do vrar me buk ne goj.po si mor i pa ftyr ta ka ne zemra te nxjerresh shokun e femiris ne gryk te pushkes...do zoti ta kthen ne shpin tende ket pabesi..

    Përgjigju
  • Pini Zari: 31/10/2019 15:29

    Tradhtoi shokun, çoi nje njeri drejt vdekjes, la nje femije pa baba dhe nje nene pa birin e vet. Sado ta denojne, asgje nga keto nuk kthehet mbrapsht. Boll me gjakmarrje se vetem vetes i beni dem dhe vrasja nuk te ngushellon.

    Përgjigju
  • Mirditorja: 31/10/2019 13:00

    O toni ska lidhje as me kaurrin as me mirditen thjesht ka qen legen pun hajdutesh tek e fundit

    Përgjigju
    • MONDI: 01/11/2019 14:04

      Pune te pa beses 90%e merditorve jane te pa bese

  • Tony: 31/10/2019 12:17

    Kaurrit jane shquar per te pabese ska na i gja te re aty jane buke shkale

    Përgjigju
    • Mirditakrenaria e shqipnise: 01/11/2019 11:41

      O ton legeni nqs e sheh asht mut mysliman se katolikt e veriut nuk shquhen per pabesi po kyt gja e bajn myslimant se mbiemnin e ka.alia muti

    • Niko: 31/10/2019 23:17

      Bravo historian i deshtuar

    • Irma Daja: 31/10/2019 17:03

      Behet fjal per marrjen e jetes te nje njeriu te pafajshem dhe eshte mir qe plumin ta han ata qe te shesin per dy lek tek kur jeten ta ka fal zoti ateher askush ska te drejt ta mar

    • Arber: 31/10/2019 12:57

      Po kauret çpun kan këtu apo i ke pa me syze islamike Idiot

  • Toni: 31/10/2019 12:09

    Ky duhet te denohet me shume se ata qe e vrane

    Përgjigju
  • E**A**: 31/10/2019 11:42

    ç'të mbeti tani ?! turp i përjetshmë

    Përgjigju
  • Bledi: 31/10/2019 10:36

    Mos pafsh dit o i pabes..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu