FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani! Pas sherrit e qëlloi me armë

FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani! Pas sherrit e qëlloi me armë

Autori Rrustem Llapi dhe viktima Aleksandër Stefanoviç

GJERMANI- Rrustem Llapi është shqiptari i Kosovës që u arrestua në Gjermani, pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një lokali në gjermani. Mediat e Kosovës kanë publikuar foton e shqiptarit, ndërsa raportojnë se viktimë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me shtetësi serbe, i cili praktikonte edhe artet marciale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 28 prillit para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf. Sipas mediave vendasegjithçka ka nisur pas një debati mes pronarit të lokalit 38 vjeç dhe shqiptarit 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Rrustem Llapi, nga Podujeva, jetonte prej vitesh në Gjermani.

Ata kanë nisur të debatojnë brenda lokalit, më pas kanë dalë jashtë ambienteve të tij për të sqaruar situatën, kur shqiptari i Kosovës ka qëlluar me armë në drejtim të 38-vjeçarit.

Deri më tani ende nuk është bërë me dije shkaku që çoi në konfliktin mes tyre. Policia e ka arrestuar 52-vjeçarin në vendin e ngjarjes me armë në dorë, ndërsa nuk ka bërë rezistencë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time