Mediat gjermane kanë publikuar foton e shqiptarit nga Kosova që sulmoi me sëpatë të paktën 9 persona në një stacion treni në qytetin e Dyseldorfit, në Gjermani.
Fatmir H, 36 vjeç, kreu sulmin mbrëmjen e së enjtes për arsye ende të panjohura, ndërsa më poshtë sëpata me të cilën kreu aktin e rëndë që shkaktoi jehonë në mediat botërore.
Nëntë vetë u plagosën, katër prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore. Dëshmitarë të guximshëm penguan ndoshta më të keqen.
Një shok i agresorit e ka shtyrë atë nga treni dhe më pas drejtuesi i mjetit ka mbyllur dyert, shkruan gazeta e njohur gjermane “Bild”.

(Autori i sulmit Fatmir H, 36 vjeç nga Kosova)

(Mjeti me të cilin sulmoi pasagjerët në stacionin e trenit)
Hetuesit zhvilluan edhe një kontroll në banesën e tij në Wuppertal. Ata gjetën një certifikatë ku vërtetonte se shqiptari nga Kosova ishte i prekur nga “skizofrenia paranojake”, për të cilat kishte marrë edhe ilaçe.
Vëllai i tij kishte shprehur shqetësimin natën e ngjarjes kur nuk e kishte gjetur 36 vjeçarin në banesë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com