'Lufta' brenda PD, Topi në Report Tv: Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë si vetja! Sheh sot të rinj të diplomuar që flasin si ai, ku është shpresa?

Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur në Report Tv për situatën në Partinë Demokratike teksa luftën për vulën dhe siglën e cilëson si mjerim politik. Në një intervistë për ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Bamir Topi u shpreh se Sali Berisha nuk ka qëndruar kaq gjatë për të mbyllur ciklin e tij por ka klonuar edhe 100 të tjerë të rinj që ndonëse të diplomuar artikulojnë njësoj si ai, ndaj mungon shpresa për qytetarët.

Topi shtoi se Edi Rama ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe që ta kthejë Berishën në qesharak dhe ia ka dalë. Sipas ish-presidentit, gjithçka po ndodh është kurth i një plani politik i organizuar ndër vite nga kreu i qeverisë.

“E lexoj shumë mirë vendimin e Apelit. Së pari këto ndryshime që po bëhen po prishin disa gjëra dhe një ndjesi timen, sot je në pushtet, nesër po erdhi ai që ti e ke gatuar, nuk zbret më nga pushteti. Koha e konfirmoi. E them këtë sepse e gjithë kjo situatë është historia e një kurthi që në planin politik është organizuar me mjeshtëri ndër vite nga Rama. Ka inteligjencë të nevojshme për procesin e nuhatjes me funksion pastrimin. Berisha punon brenda oborrit të vet.

Historia e marrëdhënies me Ramën është e qartë, në vite Rama ka punuar për ta kthyer Berishën në qesharak dhe e ka realizuar.  S’mund të lihet fati i një partie politike 2 ditë para regjistrimit. PD me siglën PD ku edhe unë kam pjesën e aksioneve duhet të ishte arshivuar. Një gjë që amortizohet deri në këtë pikë shkakto dhimbje. Pse luftojnë për vulën? Se janë njerëz të diskredituar. Një njeri me personalitet del edhe pa siglën. Në emër të asaj sigle ke spastruar njerëz pa fund. Unë nuk e kam për individin por për të tjerët. Ky individ (Berisha) nuk ndejti për të mbyllur ciklin e tij, ka klonuar edhe 100 të tjerë. Sheh sot njerëz në moshë të re që kanë mbaruar universitete që varfërojnë fjalorin e tyre dhe e sinkronizojnë me fjalorin empirik të Sali Berishës, atëherë ku është shpresa? Vula dhe sigla konsiderohet mjerimi politik, pjesa malinje që e shfrytëzon dhe mungesa e shpresës për qytetarët”, tha Topi.

Lorenc Vangjeli e cilësoi Berishën si strumbullar, të cilit po i kthehet gjithçka si ‘karma’. Sipas analistit, Berisha e di që është mbreti lakuriq dhe e ka të pamundur të kthejë PD në pushtet.

“Vendimet e gjykatës pranohen se nuk ke çfarë i bën. Një gjë është e saktë dhe e pandryshueshme, drejtësia e vonuar është e munguar. Të premten kishte drejtësi të munguar se ishte e vonuar. Ky është një nga ato momente që nëse do të ishte libër, vepër artistike apo një telenovelë, çdo shikues do e konsideronte si fantazi që nuk përkon me realitetin. Ky është momenti fatkeq ku realiteti e tejkalon fantazinë e sëmurë. Duke e nisur nga strumbullari i gjithçkaje, karma duket se po merret gjatë me doktorin dhe po i kthen atë çfarë ai i ka bërë të tjerëve. Kryetari i PD në mënyrë legale dhe formale mbetet Lulzim Basha. Edhe doktori e di që është mbreti lakuriq dhe nuk e sjell dot PD në pushtet.”, tha Vangjeli.

Teksa fliste për zgjedhjet e 14 majit, Topi komentoi koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe mundësinë që kandidatët e primareve të futen në garë me siglën e Partisë së Lirisë. Sipas Topit, Berisha ka 2 mundësi, ose të largohet dhe t'i lërë vendin të tjerëve ose të pranojë atë që e quan 'vdekje politike' për shkak të koalicionit me një parti të majtë. Për zgjedhjet vendore, Topi u shpreh se do të fillojnë problemet serioze për qeverinë e Ramës ndërsa bëri thirrje partnerëve kryesorë që të ndërhyjnë për sjelljet e kryeministrit.

“Kemi një tendencë për të rrëshkitur në koalicion me një parti të majtë. Gjithçka është rrënuar dhe nga pikëpamja e moralit politik dhe gjithçka që del nga goja e Sali Berishës për kundërshtarët brenda partisë rrëzohet menjëherë.

Këto zgjedhje do krijojnë një lloj stabiliteti dhe kam bindjen se do fillojnë probleme serioze për qeverinë e Ramës. I drejtohem partnerëve kryesorë që në të ardhmen e afërt të kenë rigjenerimin e domosdoshëm dhe të ushtrojmë presion për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të krijuar mundësitë që kryeministri i Shqipërisë të mos shkojë në parlament për të ushtruar presion por të pranojë cfarë thotë Kushtetuta”, tha Topi.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli parashikon që do të ketë probleme në disa bashki. Po ashtu thekson se nga aleanca me Berishën, synimi i Ilir Metës është që të jetë kryetar i opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Topi: Berisha ka shkatërruar historinë e pronës! Prej tij janë familjet në grindje dhe enden nëpër gjyqe

 

Ish presidenti Bamir Topi ka theksuar se nuk do të vonojë momenti kur gjërat do të shkojnë në shtratin natyral sa i përket situatës politike. Teksa kujton ligjin për çështjen e pronës, Topi thotë se Berisha e ka shkatërruar historinë.

“A e ka zgjidhur Shqipëria pas 32 vitesh historinë e pronës? Kush është arkitekti i ligjit 7501. Edhe Fatos Nano ka ndryshuar qëndrim pas instistimit të Sali Berishës. Nuk ka mëdyshje. Njeriu që ka shkatërruar historinë e pronës në Shqipëri është Sali Berisha. Të gjithë ata që janë injorantë e nuk duan të lexojnë, ta shohin. I ka futur familjet në gjyqe e në grindje familjare. Si mund ta mbështesin një parti, e cila nesër mund të ketë një lider të majtë? Nuk mund të mbetet vendi peng i 2-3 njerëzve. Zgjedhjet e pushtetit vendor nga pikëpamja e ruajtjes dhe stabilitetit politik janë shumë të rëndësishme”, tha Topi.

Ora 19:07
Bamir Topi: Individët autokrat i kanë kthyer partitë në kazerma! Sot shohim si po rrënohet sistemi politik i ndërtuar nga 2 vetë

 

Ish Presidenti Bamir Topi ka folur për Report Tv duke thënë se situata politike aktuale është larg standardit të një vendi normal. Sipas tij, individët autokrat i kanë kthyer partitë në kazerma ndërsa çdo ditë e më shumë shihet rrënimi i sistemit politik.

“Tani jemi në një fazë tjetër kur ditë pas dite shohim rezultatet e rrënimit të një sistemi politik që e ndërtuan 2 vetë. Mos mendoni se do vinte për 1 javë apo 1 vit, një sistem politik që nuk qëndron dot në këmbë. Prodhimi i këtij sistemi politik ka sjellë individë autokrat qoftë në mazhorancë e opozitë, i ka kthyer partitë në kazerma politike.

Jemi në një situatë ku defekti i parë është sistemi politik që prodhon një demokraci që është shumë larg standardit të një vendi normal. Gjithçka vjen në një lloj qarkullimi të brendshëm që e pëson shoqëria. Këto janë analiza që vijnë si rezultat i një gjendje që i shikon kudo. Tensioni s’vjen vetëm prej gjendjes që njeriu që e ka në mënyrë personale, por kaos kolektiv.

Nuk është individi i ri që ka dalë me ide të reja, por një gjeneratë e reduktuar dhe këtu presim shpresë se si situata e kalcifikuar e mendjeve të kalcifikuara që duhet të ishin larguar prej kohësh, presin zgjedhje të reja për Shqipërinë. Jo kjo nuk ndodh”, tha Topi.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 07/03/2023 14:14

    Ku eshte aq i majmur sa nuk ka nevoje as te punoje dhe me te gjithe e ka mire se here pas here edhe del dhe leh merre nga nje dore te mire dhe vetem leh harroi ky dhe Kreshnik Spahiu se sa lek ju merrte gjyqtareve dhe prokurove per ti transeveruar ose per ti ngrite ne detyre ky eshte nje super mashtrues dhe super pleh.

    Përgjigju
  • Ilir: 07/03/2023 12:34

    Ai eshte ai, po ti kush ishe dhe kush je? Dhe cfare po ben ti sot? Si ai je dhe ti, ndaj kot del mediave. Atij si ka dale gje akoma neper pasuri, ty po dhe te fal Rama, ndaj mos dil kot mediave, ik mbill bahcen me lule majaselli

    Përgjigju
  • Meri: 07/03/2023 08:07

    Ato që thua për Salin,jan tē vërteta por,edhe ty të pëlqenin padrejtësit që bënte Saliu,përndryshe ngrije zërin dhe e kundershtoje.ç'far bëre për 21 janari 2011,ku ishe presidente i Republikës i zgjedhur nga Sali Berisha? Kishe të gjitha mundësit për të zbuluar të vërtetën dhe denancuar por,heshte,dhe vazhdon të heshtësh.Ke qën në PD pran Berishes,edhe ti nuk je pa faj,për vjedhjen dhe shkatrrimin e pasuris publike që keni bër gjatë qeverrisjes suaj.

    Përgjigju
  • bano: 06/03/2023 23:38

    BAMIRI ka shume te drejte ,,,sali krimineli nuk e ktheu pronen tek i zoti,,,sepse donte te bente maloket me toka per te ndertuar kacolle ne ultesire....vdeksh nje ore e me pare o sali kanceri i shqiperise....

    Përgjigju
  • Sherefedin Nastradin: 06/03/2023 21:07

    O Bamir Gjylja ti je një njeri shum i ndyr. Sali Berisha ty të bëri president që ti nuk u bëje kurr as kapterr. Por ti je njeri buk shkal njeri shum i ulët. E tani del nëpër sdudjo si gjeli maj plehut e kakarit o Bamiri Hipolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin