FOTO/ Ky është shqiptari që u masakrua me thikë nga italiani, 61-vjeçari ishte nga Korça

FOTO/ Ky është shqiptari që u masakrua me thikë nga italiani, 61-vjeçari ishte nga Korça

1717843937_hjes.JPG

Detaje të reja u zbardhën nga vrasja e shënuar mbrëmë në Itali ku viktimë ishe një 61-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane identifikuan viktimën si Ilirjan Minaj i njohur si “Lili”, i cili njihej si një person punëtor, i buzëqeshur .

61-vjeçari kishte shkuar në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën, por në hyrje të pallatit, italiani ka shkëmbyer një batutë fyese prë të cilin shqiptari nuk e ka duruar dhe ka goditur me shkelm derën e hyrjes

Autori ka dalë me thikë dhe e ka goditur disa herë në gjoks duke I shkaktuar vdekjen

Autori i dyshuar është Riccardo Stefani, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor ka qenë edhe më herë i dënuar për disa vepra penale.

Ilirjan Minaj kishte lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë, prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku jetonin disa të afërm dhe ku ishte rritur dhe vajza e tij, shkruajnë mediat italaine.


Lajmi kryesor:

Itali, shkoi të takonte mbesën, vritet me thikë 61 vjeçari shqiptar! Njerëzit e indinjuar tentojnë të marrin hak ndaj autorit, rrethojnë makinën e policisë (VIDEO)


S.G/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë