FOTO LAJM/ Spitalit të Fierit i bashkohen edhe 14 infermiere turq e 20 shqiptarë

FOTO LAJM/ Spitalit të Fierit i bashkohen edhe 14 infermiere turq e 20 shqiptarë

Ekipi që i është bashkuar spitalit Memorial të Fierit

FIER- Spitalit Memorial të Fierit i janë bashkuar edhe 14 infermierë turq dhe 20 shqiptarë. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se 127 mjekë dhe infermierë të ekipit shqiptaro-turk janë në shërbim të qytetarëve me standarde bashkëkohore.

“Edhe 14 mjekë dhe infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar super ekipit të Spitalit Memorial të Fierit.127 mjekë dhe infermierë të skuadrës së përbashkët shqiptaro-turke tashmë janë në shërbim të qytetarëve të rajonit të jugut të vendit, në një spital ultra modern, me shërbim të standardeve bashkëkohore”, shkruan Manastirliu.

 

Spitali Memorial i Fierit ka hapur dyert më 27 maj të këtij viti. Spitali Memorial rajonal i Fierit është një investim i qeverisë turke në bashkëpunim me qeverinë shqiptare me vlerë 70 milionë euro. Spitali do të jetë në dispozicion të 150 pacientëve ndërkohë që është ngritur në një kohë rekord prej tre muajsh.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë