Për princin George sot ka qënë dita e parë e shkollës dhe në këtë ditë të shënuar ai nuk duket shumë i lumtur në krah të babait të tij, Princ William.
 
Dukesha e Cambridge, Kate Middelton, e ka humbur këtë ditë pasi nuk ka qënë në gjëndje të mirë shëndetësore.
 
Djaloshi 4-vjeçar i veshur me pantallona të shkurtra blu marin, xhaketë, çorape të gjata të kuqe dhe këpucë të zeza, nuk duket shumë i kënaqur që po shkon në shkollë.
 
George do të ndjekë një shkollë pregatitore në Jugperëndim të Londrës që do të kushtojë 18 mijë pound në vit.
 
4-vjeçari do të ecë në gjurmët e të atit dhe xhaxhit të tij, të cilët kanë ndjekur këtë shkollë përgatitore.
 
Duka i Cambridge-it, ka kërkuar që të ruhet privatësia e djalit të tij, por kjo gjë nuk është respektuar pasi, një kameraman dhe një fotograf ishin të pranihëm në ditën e parë të shkollës për princin e vogël .

Kjo praktikë mësimore është diçka e re për shtëpinë mbretërore, pasi vetë Mbretëresha Elizabet është arsimuar në shtëpi.
 
prince george
prince george
Princi George me babin dhe drejtoreshën e shkollës

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com