FOTO/ Marina dhe Getoari bëjnë
pazaret bashkë në... Maldive

FOTO/ Marina dhe Getoari bëjnë<br />pazaret bashkë në... Maldive
Fjalët rreth një lidhjeje mes të dyve kanë qarkulluar prej kohësh, madje janë publikuar edhe fotografi, por nuk ishte e qartë nëse vajza në foto ishte Marina apo jo. Tani nuk ka më vend për pikëpyetje, pasi çifti është 'kapur mat' aty ku mbase s'do ta mendonin kurrë se do t'i njihnin.

Ghetto Geasy dhe moderatorja e 'Proçesit Sportiv', Marina Vjollca, janë fotografuar në një supermarket në Maldive. Fotoja është publikuar nga faqja ShowBizi Shqiptar dhe këtë herë nuk ka asnjë mëdyshje për personazhet brenda saj.

Javën e kaluar në media u përfol që reperi ishte me pushime në Republikën Domenikane, ndërsa ekzistonin dyshime se Marina po e shoqëronte, duke qenë se kjo e fundit nuk ishte prezente gjatë puntatës së fundit të emisionit sportiv.

Gjithçka që presim është një foto selfie e postuar nga vetë zogjtë në rrjetet sociale përkatëse, se që Marina dhe Getoari janë në një lidhje, për këtë ska më asnjë pikë dyshimi...Apo ka?!
MARINA
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv