Faqja “Nišlije” në Facebook ka publikuar një video të deputetit socialist Pjerin Ndreu, më 1 gusht të këtij viti ku ka pasur një debat me disa policë serbë.
Në shkrimin bashkangjitur videos shkruhet: Shqiptarët po tallen me zë të lartë dhe regjistrojnë para Kuvendit tonë me flamurin e tyre me shqiponjë.
Deputeti Ndreu ndodhet në makinë i shoqëruar nga disa persona të tjerë, para parlamentit serb duke bërë një foto me flamur. Ngjarja është parë nga një qytetar serb, i cili është është ankuar tek efektivët që po patrullonin.
Policia ka ndërhyrë duke i thënë që diçka e tillë konsiderohej provokim. Pas disa çastesh diskutimi mes Ndreut dhe policëve gjithçka është sqaruar dhe ka kaluar pa asnjë incident.
Pjesë nga biseda mes policëve dhe deputetit Ndreu:
Ndreu: Në Serbi kam qenë disa herë. Nuk po bënim asgjë të paligjshme.
Polici: E di. Por kjo gjë quhet provokim.
Ndreu: Nuk është problemi ynë.
Mbi ngjarjen ka reaguar edhe vetë deputeti, i cili ka sqaruar mediat se ai nuk është ndaluar nga policia serbe.
Sipas tij, dy miqtë e tij kishin dalë nga makina për të bërë foto para parlamentit të Serbisë dhe kanë bashkuar duart duke bërë simbolin e shqiponjës, ndërsa ai kishte qëndruar në makinë.
Jemi sqaruar aty në moment, pa asnjë incident dhe kemi vazhduar rrugën tonë. Nuk është ndaluar askush, aq më pak unë!
Pjerin Ndreu, deputet
-
po cfare te keqe ka qe nje deputet shqiptare parkon , para parlamentit serb . po qe krenon simbolin kombtare eshte turp apo nder? po cfare flisni ore ne jemi shqiptare , dhe mburremi me simbolin tone kombtare , qe kaq jete iken nga kjo bote , per mbrojtjen e simboleve tona kombtare. nje don u leshu me simbolin tone kombtare dhe u mburrem te gjithe, etash flisni perse deputeti ,ben shenjen e simbolit tone ? po ju qe flisni harruat qe ne vitin 1997 dolet me simbolet serbe neper shqiperi? turp te ju vi , dhe ne raste se deputeti ka bere shenjat e simbolit te shqiponjes , don nder dhe respekt.na turperuat para botes duke ofenduar njerzit tane . i thoni botes perse nuk arrestoni shqiptare , kure gjithe bota mbron popullsine e vet.po arrestoni nje te huaj , pa njoftuar ambasaden ,cfare ndodh. turp
Përgjigju -
2 ish polic me polic serb
Përgjigju-
Po po dy ish polic qe kane qene me PD dhe sot jane me PS!!
-






Komente
Komento