Meghan Markle ka realizuar një udhëtim fshehurazi, e tani është bërë pjesë e mediave rozë.
Ndonëse ajo u mundua të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, por detajet e udhëtimit të Meghan janë zbuluar.
Bëhet e ditur se Markle shkoi në Toronto për të kaluar tri ditë me miken e saj më të mirë, Jessica Mulroney.
Jessica besohet të jetë një nga miket më të vjetra dhe më të afërta të Meghanit, pasi kanë qenë së bashku edhe në dasma mbretërore.
Mirëpo 37 vjeçarja Meghan Markle, bëhet përsëri në qendër të vëmendjes, pas disa javëve relaksuese që bëri gjatë verës me princin e saj Harry.
Komento