FOTO/ Miley Cyrus rikthehet me
'mashkullin që i theu zemrën'

FOTO/ Miley Cyrus rikthehet me<br />'mashkullin që i theu zemrën'
Të gjithë ata që e kanë ndjekur me vëmendje metamorfozën e papritur që i ndodhi Miley Cyrus gjatë vitit të fundit, e dinë mirë se një nga shkaqet kryesore është ndarja nga ish i dashuri i saj prej 15 muajsh, Liam Hemsworth.

Pas kaq e kaq peripecive, performancave skandaloze dhe ndryshimit të orientimit seksual, pikërisht atëherë kur një rikthim mes të dyve ishte i paimagjinueshëm dyshja u fotografua BASHKE gjatë kësaj fundjave në Australi.

Burime të afërta me çiftin pohuan për TMZ se nuk është aspak e habitshme që dy ish-at u panë bashkë sërisht, pasi ata janë afruar bashkë prej disa muajsh, që në vjeshtë. Edhe pse Miley ende nuk e konsideron veten si të lidhur me aktorin australian, një gjë është e sigurtë: Ata e kanë kaluar me kohë fazën e miqësisë.

Burime për TMZ gjithashtu konfirmuan se edhe pse të ndarë, dy zogjtë e dashuruar nuk kanë reshtur asnjëherë se komunikuari me njëri-tjetrin, kanë shkëmbyer mesazhe ose kanë folur në FaceTime. Miley madje ka ofruar dhe ndihmën e saj për t'u kujdesur për qenin e Liam, kur ai nuk mundej.
miley cyrus
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot