Foto/ Monica Bellucci pozon nudo
ja sa vjeç mbush për pak ditë
Më 30 shtator ajo do të festojë 52-vjetorin e lindjes, megjithatë aktorja e mrekullueshme italiane, Monica Bellucci rrëfehet pa doreza për revistën “Paris Match”, ku sigurisht ka zënë edhe kopertinën e saj.Sipas saj nuk është e vërtet që dashuria nuk njeh moshë, por kjo shprehje duhet shtuar më tej edhe me seksin. E duke shfaqur për të disatën herë bukurinë e saj, aktorja nga Citta di Castello shfaqet tërësisht nudo në kopertinë, ndërsa në brendësi të revistës rrëfen sesa i rëndësishëm është pasioni për një mashkull të moshës së saj.
Më 30 shtator ajo do të festojë 52-vjetorin e lindjes, megjithatë aktorja e mrekullueshme italiane, Monica Bellucci rrëfehet pa doreza për revistën “Paris Match”, ku sigurisht ka zënë edhe kopertinën e saj.
Sipas saj nuk është e vërtet që dashuria nuk njeh moshë, por kjo shprehje duhet shtuar më tej edhe me seksin. E duke shfaqur për të disatën herë bukurinë e saj, aktorja nga Citta di Castello shfaqet tërësisht nudo në kopertinë, ndërsa në brendësi të revistës rrëfen sesa i rëndësishëm është pasioni për një mashkull të moshës së saj.
Në numrin e ri të revistës franceze, Bellucci zbulon linjat e saj të përkryera teksa noton në pishinë, foto që publikohen pas lançimit të filmit “On the Milky Road” të regjisorit Emir Kusturica, i prezantuar së fundi në Venecia, e ku interpreton rolin e partneres së një ushtari, i cili humb jetën pak përpara martese.
“Është një histori e bukur dashurie që zhvillohet gjatë luftës së vendeve ballkanike, mes viteve 1990-1994”, shpjegon aktorja italiane. Më tej shpjegon edhe virtytet që duhet të ketë mashkulli i saj i preferuar.
“Zemërimi, me kushtin që të jetë konstruktiv, por edhe erotizmin, që e gjej shpesh në fuqinë e meshkujve”.
Sipas aktores italiane, pasioni ndryshon me kalimin e viteve, por nuk zbehet.
“Thuhet shpesh se dashuria është e lidhur me rininë, apo se me kalimin e moshës dashuria fizike shkon drejt zhdukjes. Së shpejti do të jem 52 vjeç dhe mund t’iua them me siguri se nuk është aspak e vërtetë. Dëshira nuk shuhet me plakjen e njeriut. Kur je i ri ekziston një dëshirë hormonale, kushdo nxitet nga impulset. Ndërsa me kalimin e viteve, seksi bëhet më reflektiv, por dëshira mbetet gjithnjë e fortë. Kur sensualiteti dhe seksualiteti shoqërohen me dashurinë dhe adhurimin, bëhen edhe më të bukur. Sot e kam të vështirë të bëj seks pa provuar dashurinë”, shprehet Bellucci.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
74/3
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.3%
-
Të gabuar
53.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 7765
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hungari, mijëra protestues kërkojnë t'i jepet fund 'propagandës' së medias shtetërore
5 Tetor, 22:45
-
Fitorja kundër Bylisit, Partizani merr komandën e Superligës! Egnatia thyen Skënderbeun në Korçë
5 Tetor, 22:36
-
Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë
5 Tetor, 22:35
-
Bajram Peçi: Mashtruesi i etur për destruktivitet
5 Tetor, 22:22
-
Kurti konfirmon koalicionin për zgjedhjet e 2025/ Vetëvendosja me Vjosa Osmanin dhe Mimoza Kusarin: Do jemi fitues
5 Tetor, 22:05
-
Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar
5 Tetor, 21:55
-
Mero Baze: Karrigedjegurit
5 Tetor, 21:44
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Projekti i NASA-s, 60 të rinj shqiptarë testohen në Korçë! 17-vjeçari me medalje të artë në AI: Punova 7 vite
5 Tetor, 21:12
-
Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin
5 Tetor, 21:03
-
Jo vetëm goli, Kumbulla shkëlqen në duele dhe minuta në fushë! Notë e lartë për shqiptarin në La Liga
5 Tetor, 20:46
-
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
5 Tetor, 20:38