FOTO/ Nuk e paskemi ditur! Aktori i njohur ka qenë futbollist i federuar në një skuadër Gjermane!

FOTO/ Nuk e paskemi ditur! Aktori i njohur ka qenë futbollist i federuar në një skuadër Gjermane!

Aktori Julian Deda

Pakush e dinte që aktori i humorit, Julian Deda ka qenë i federuar në një skuadër futbolli në Gjermani. Këtë gjë 37-vjeçari e ka zbuluar në një intervistë për reviatën “Who” ku tregon 10 sekretet e jetës.

1.Kam qenë lojtar futbolli i federuar në një skuadër në Gjermani.

2.Nuk e ha pastiçon. Nuk e kam ngrënë kurrë ndaj dhe nuk ja di fare shijen.

3.Urrej verën dhe plazhin. Jam i detyruar të shkoj në plazh prej fëmijëve. Po të ishte për mua do të doja të jetoja në një vend ku nuk ka kurrë verë dhe diell.

4.Korrektësinë e kam sëmundje. Nuk flas me një ish-shok të ngushtë vetëm se nuk ishte i përpiktë në orare.

5.Në vitin 1997 isha 16 vjeç dhe kam bërë roje poshtë pallatit i armatosur me kallashnikov.

6.Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetë. Vetëm aktor.

7.Jam neglizhent ne larjen e makinës. Makina ime mund të rrijë pa u larë me muaj. Rekordi 4 muaj.

8.Në moshën 6 vjeçare, duke luajtur poshtë pallatit në Shkodër, jam djegur keq fare në prush në të dyja këmbët. Sot nuk kam asnjë shenjë të kësaj djegie.

9.Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve nga viti 2000-2004, pra në 4 vjet nuk kam asnjë mungesë. Me pak fjalë kam frekuentuar 100% të mësimit.

10.Kam probleme me gjilpërat dhe me dhurimin e gjakut, më zë. Herën e fundit në 2008 më ra të fikët. Që atëherë nuk bëj më.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar