TIRANË- Makina që shihni në foto është e Elson Markut, një prej personave organizatorë të protestave te 5 maji, për të bllokuar projektin e rindërtimit për strehimin  familjeve të prekura nga tërmeti.

Ai qarkullon në rrugët e Tiranës me një nga makinat më luksoze në qarkullim që kushton mijëra euro. 

Një fakt i tillë është pranuar nga vetë Marku, i cili thotë se i i ka blerë me paratë e tij, teksa nuk i kursen sërish sulmet në drejtim të kryetarit të Bashkisë. 

 "Unë nuk i kam kërkuar kurrë ndihmë Bashkisë Tiranë, Bashkia e Tiranës më ka dërguar njerëz në shtëpi që të bëj propagandë për Partinë Socialiste. Po ja çfarë shkruan, organizon protestën e “5Majit” dhe lëviz me ‘Porsche’. Është e vërtetë, lëviz me ‘Porsche’, më vonë do të blej dhe një “Bentley” e helikopter. Kam hip që 17 vjeç në skaf dhe kam ikur jashtë vendit për një jetë më të mirë, kështu që kush të ketë një problem personal me mua, të lërë protestën e “5 Majit” sepse nuk ka lidhje, por të merret me mua. Do ta kallëzoj për shpifje Bashkinë Tiranë. Unë nuk kam vjedhur taksat e qytetarëve", ka thënë ai.

Makina e Elson Markut në protestë