Policia e Krujës ka identifikuar drejtuesin e automjeti që aksidentoi për vdekje policin e burgut të Fushë-Krujës 4 ditë më parë.
Identifikimi i tij u arrit nëpërmjet gjetjes së automjetit që përplasi për vdekje 50 vjeçarin teksa po priste një makinë të rastit pasi kishte mbyllur turnin.
Makina tip BMW seria 5 E60, me targa AA 903 OV, është gjetur paraditen e sotme i braktisur në Shafane, Ishëm.
Autori është identifikuar si shtetasi me iniciale A.P 27 vjeç, banues në Krujë.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe vënien para drejtësisë për vdekjen e efektivit i policisë, Vlash Dervishaj.

Redaksia Oline
m.d/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com