Propaganda e shëmtuar e grupit terrorist ISIS ka arritur në ekstrem.
Së fundmi një foto aspak normale ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një foshnje e porsalindur shfaqet duke fjetur pranë një granate, një pistolete dhe një certifikate që e identifikon foshnjen si anëtar të ISIS.
Imazhi i cili ende nuk është verifikuar u ripostua nga aktivistët anti-ISIS në Siri me paralajmërimin: “Ky fëmijë do të jetë nesër rrezik për ju, jo vëtëm për ne”.
E postuar në twitter të djelën nga Abu Ward Al-Raqqawi, grupi sqaron se fotoja ishte shkrepur nga organizata e terrorit për të radikalizuar gjeneratën e re të xhihadistëve.
Postimi sqaron se fëmija i lindur quhet “Jrah”, ndërsa emri i nënës së tij është “Om” dhe babai i tij quhet “Abu”.
Çertifikata që shfaqet pranë kokës së djalit, në të vërtetë është Karta Identifikuese e ISIS për fëmijët.
Shtatorin e shkuar, një imazh i tmerrshëm u publikua nga ISIS, ku një vajzë e vogël e veshur si luftëtare shfaqej me granata në dorë.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com