TIRANE-Pas tërmetit që lëkundi sot kryeqytetin në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi një foto që tregon një çarje të mureve të Ministrisë së Bujqësisë. Por e vërteta është që çarja e murit nuk ka ardhur nga lëkundjet e sotme, pasi dëmtimi i godinës ka qenë i vjetër. Report Tv sjell një foto të shkrepur në 2017, që tregon gjendjen e godinës së Ministrisë së Bujqësisë. Pra, lajmi që ka qarkulluar në rrjetet sociale është Fake News.


Foto e godinës se Ministrise se Bujqesise ne 2017 dhe fotoja e sotme