TIRANE - Në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet, mungon ndriçimi  në rrugë. Denoncimi është bërë nga qytetarët në rubrikën “Denonconi Ju” në  gazetën Shqiptarja.com
 
Në denoncimin e bërë, qytetarët, duke e ilustruar edhe foton dërguar në redaksinë e Shqiptarja.com, shprehen se zona e Tiranës së Re, pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi, ashtu si ë shumë lagje të tjera të kryeqytetit, janë në errësirë të plotë, ku mungon ndriçimi në rrugë por jo infrastruktura.
 
Sipas qytetarëve, askush nga Bashkia e Tiranës apo Ndërmarrja e Ndriçimit nuk kalon prej muajsh në brendësi të lagjeve për të parë errësirën që ka pllakosur.

tirana e re

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)