TIRANE-Zgjedhjet lokale 2015 në Shqipëri kanë sjellë një frymë të re qytetarie si gjatë fushatës ashtu edhe në pranimin e rezultatit të zgjedhjeve.  

Pas fotove të kryeministrit Rama me të rinjtë e FRPD edhe kandidati i APPD për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova përveçse ka uruar kundërshtarin e tij Veliajin për fitoren ka pozuar edhe me të rinjtë e FRESSH.

Ja tek e shohim në këtë foto së bashku me ta ndërkohë që krahas kësaj foto të postuar nga vetë të rinjtë e FRESSH shkruhet: “Në darkën e fitores na u bashkua dhe një zotëri burrë”. 

halim kosova

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)