Foto/ Rama viziton Muzeun e
Holokaustit reflektim për “bunkerin”
Izrael,Rama:Marrëveshje për naftën

Foto/ Rama viziton Muzeun e<br />Holokaustit reflektim për “bunkerin”<br />Izrael,Rama:Marrëveshje për naftën
Një vizitë në Muzeun e Holokaustit e ka bërë kryeministrin e vendit të reflektojë për politikën shqiptare dhe ndërtimin e bunkerit muze pranë Ministrisë së Brendshme. Teksa shkruan në Facebook për emocionet e tij brenda këtij muzeu ku janë vendosur sende origjinale të Hitlerit, në shtetin më të goditur prej tij, Izraelin, Rama shprehet se injoranca shqiptare nxit debate idiote. “Në Muzeun e Holokaustit, një eksperiencë rrëqethëse përballjeje me pamjet, faktet, shifrat e tmerrshme të tragjedisë së popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çfarë mësimi i paçmuar për çdo individ dhe popull për mënyrën se si duhet të mbajë gjallë kujtesën e vuajtjeve që nuk duhet të përsëriten kurrë!” Pas këtyre përshtypjeve, Rama e lidh realitetin izraelit me atë në Shqipëri. “E pashmangshme të mos vajtosh nivelin mizerabël të kuptimit për rëndësinë e të shkuarës në vendin tonë, ku verbëria e injorancës ushqen debate e nxit përplasje idiotike kundër muzealizimit të së shkuarës”-shkruan Rama. Ai vijon shpjegimin duke thënë se ndërkohë që në Izrael në muze janë flamujt origjinalë të Hitlerit, një bunker në Shqipëri trajtohet me verbëri.

“Të shohësh flamurët origjinalë hitleriane dhe vetë kasapin e popullit hebre që shfaqet i gjallë, sot e gjithë ditën përmes ekraneve të Muzeut të Holokaustit, dhe të mendosh se ç'bëjnë të verbrit në mexhelisin e politikës shqiptare kundër shëmbëlltyrës së një bunkeri si hyrje e muzeut të persekutimeve e torturave të Sigurimit të Shtetit, është për të vënë duart në kokë nga trishtimi e zemërimi bashkë!”-shprehet kryeministri i vendit. Gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij zyrtar në Izrael, Rama ka kryer disa takime të rëndësishme, ku ndër të tjera së bashku me bashkëshorten, Lindën, ka mbjellë një ulli në Korijen e Kombeve.

“Nder i veçantë mundësia për të mbjellë në emër të Shqipërisë, ullirin e paqes në Korijen e Kombeve, ku edhe vendi ynë u bashkohet plot vendeve të tjera të pranishme prej vitesh me ullirin e tyre në një hapësirë ku pllaja e zhveshur dhe vullneti i njerëzve, kanë krijuar një pyll të mrekullueshëm”-shkruan kryeministri Rama. Në përfundim të takimeve të tij zyrtare, Rama ka bërë bilancin e vizitës në një prononcim për median, duke sqaruar dhe mos njohjen e Kosovës prej Izraelit.

“Përsa u përket çështjes së Kosovës është e qartë që qëndrimi izraelit nuk lidhet drejtpërdrejtë me Kosovën, por me kompleksitetin e një situate që nga krijimi i shtetit të Izraelit në raport me Palestinën. Besoj që kjo është një çështje që do të shkojë paralel edhe më çështjen që lidh votën e Izraelit me njohjen e shtetit të Kosovës”-tha Rama.

Ai njoftoi disa investime të rëndësishme në vendin tonë. “Është me rëndësi edhe çka mund të bëjmë së bashku në fushën e investimeve të drejtpërdrejta. Ne jemi në finalizim të një marrëveshje të rëndësishme për të pasur në Shqipëri edhe grupin më të madh izraelit në fushën e naftës dhe gazit, “DELEK Group” që do të fillojë besoj nga viti i ardhshëm të eksplorojë në territorin e Shqipërisë dhe në një sërë fushash të tjera si turizmi apo bujqësia ku ka një interes të veçantë nga ana e investitorëve këtu në këtë vend”
,-u shpreh kryeministri Rama. 

Kujtimi i historisë
Në muzeun e Holokaustit, ku pasqyrohen simbolet e nazizmit. Në muzeun e Holokaustit kushtohen disa ambiente historisë e nazizmit ku pasqyrohen jo vetëm flamujt e nazizmit por shfaqeshin në pamje filmike dhe paradat e ushtrisë naziste si dhe fjalimet e Hitlerit. Po ashtu veç simboleve të nazizmit, pasqyroheshin dhe kampet e dënimit të çifutëve. Madje nuk mungonin as hartat e shpërndarjes së çifutëve, makinat e shkrimit me simbolet e nazismit si dhe dokumentet e përndjekjes dhe vrasjeve masive.

Pikërisht dhe në qendër të Tiranë është ndërtuar një bunker simbolik, i cili do të jetë porta hyrëse në tynelet e nëndheshme ku do të pasqyrohet historia e komunizmit dhe e sigurimit të shtetit. Bunkeri më 8 dhjetor u sulmua prej PD-së.

nazis, bunkeri

edi rama

edi rama

rama

edi rama

edi rama

edi rama

edi rama

edi rama

edi rama

edi rama

 Foto të tjera



Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!