FOTO/ Reagon deputeti i PS, Kosta
Përdorim politik i institucioneve 

FOTO/ Reagon deputeti i PS, Kosta<br />Përdorim politik i institucioneve 
Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e Partisë Socialiste Vladimir Kosta.

Shkak për këtë është bërë dënimi i tij për armëmbajtje pa leje në vitin 2000, pasi deputeti Kosta, nuk e ka plotësuar këtë dënim në formularin e vetëdeklarimit.

Kërkesa për heqjen e mandatit i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Pas kësaj kërkese Vladimir Kosta, ka reaguar në Facebook, ku shkruan se, KQZ e ka marrë në shqyrtim Formularin e tij dhe nuk ka konstatuar shkelje.

Kosta thotë se nuk është deputeti i vetëm që ka bërë shtesa në formular dhe pse për Berishës dhe deputetët e tjerë nuk kërkojnë heqje mandate.

Statusi i plotë i Vladimir Kostës në Facebook:
 
“Keqardhje për përdorimin politik të institucioneve
Jam njohur sot nga media me një kërkesë që Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë KQZ për mandatin tim. Nuk dua të bëj komente mbi punën e institucioneve ligjzbatuese, por nuk mund të lejoj të më përdhoset emri dhe imazhi im.
Rasti im është i njëjtë me atë të 19 deputetëve të tjerë që bënë shtesa në formularin e dekriminalizimit, pasi kishte kaluar afati ligjor. Në rastin tim kisha harruar një gjobë 10.000 lekë të marrë në vitin 2000. Ishte një gabim njerëzor dhe jo fshehje të dhënash. Më pas është çdo gjë e deklaruar. KQZ e mori një herë në shqyrtim formularin tim dhe nuk konstatoi shkelje.
Nuk e kuptoj ku do të dalë Prokuroria me këto flluska sapuni. Shtesa në formular bënë edhe mjaft deputetë tjerë dhe nuk pati asnjë kërkesë të tillë. Po për Sali Berishën etj, pse nuk kërkojnë heqje mandati?
Do ju kërkoja dhe mediave të ishin të kujdesshme kur shkruajnë se unë kam “fshehur” të dhënat në formular. Po postoj një kopje të dokumentit zyrtar që kam dorëzuar për tu treguar se Prokuroria ose nuk di ose nuk ka dashur ta lexojë.”

kosta
Statusi i Vladimir Kostës në Facebook

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg