TIRANË - Përmbytjet e shkaktuara nga rreshjet e dendura të shiut fundjavën e kaluar në qarkun e Fierit janë parë edhe nga hapësira.

Report TV dhe Shqiptarja.com kanë siguruar pamje satelitore ku duket situata në zonën e Ferrasit në Fier.

 

Në fotot e mëposhtëme paraqitet gjendja para përmbytjes, foto satelitore e bërë në 28 janar 2018.

Ndërsa në foton satelitore të kapur në 4 shkurt 2018 duket lumi në Ferras që ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve dhe ka përmbytur zonën e banuar pranë rrjedhës së lumit si dhe ka turbulluar edhe ujin e detit në grykëderdhje. 

ferras foto 2
ferras foto 1
(Foto satelitore të datës 28 janar 2018, para përmbytjeve)

ferras foto 4
ferras foto 3
(Foto satelitore të datës 4 shkurt 2018, pas përmbytjeve)

Redaksia Online
( Antonio Çakshiri / l.q/Shqiptarja.com)