Një shqiptarë ka vrarë duke goditur me thikë, një serb të shtunën në mëngjes në Vjenë të Austrisë.

Sipas medieve serbe viktima është Perica Gavriloviq, ndërsa autori identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është arratisur.

Sipas gazetës “Vecernji List” ngjarja ndodhi në afërsi të një kafeneje të cilën  e kishte me dy miq të tij, dhe e gjithë ngatërresa ka ndodhur por shkak të një femre.

Gavriloviq së bashku me një 28 vjeçar nga Bosnje Hercegovina, kamarier në lokal, kanë dalë bashkë nga kafeneja, ku më pas kanë hasur dy shqiptarë dhe dy vajza s serbe.

Pas një diskutimi me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke goditur në bark kamerierin, ndërkohë që serbin Gavriloviq e ka goditur direkt në zemër”, shkruan gazeta serbe ‘Vecernji List’.

Gavriloviq
  (Perica Gavriloviq që mbeti i vrarë)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com