E përditshmja Daily Mail ka publikuar dje natën për herë të parë fotografitë e binjakëve të çiftit të artistëve me famë botërore Beyonce Knowles dhe Jay Z.

Vogëlushët Rumi dhe Sir lindën pesë muaj më parë, por fotot e binjakëve nuk ishin shfaqur asnjëherë më parë. Një gjë e tillë ndryshoi të shtunën kur fëmijët u panë për herë të parë së bashku me prindërit e tyre të shquar Beyonce dhe Jay Z, teksa ishin duke shijuar kohën e ngrohtë në një mega-vilë në Majemi të Floridas në SHBA.

Këngëtarja 36-vjeçare e këngës “Halo” dukej si një mama krenare teksa mbante të shtrënguar në krahë djalin Sir, teksa mamaja e saj Tina Knowles po merrej me Rumin, e cila dukej e shndritshme me një fjongo të bardhë ndër flokë.

Gjithashtu u pa edhe vajza e tyre e parë Blue Ivy, pesë vjeçare, ashtu sikurse edhe bashkëshorti i Beyonce-s, 47-vjeçari Jay Z.

[gallery]24644[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com