FOTO/ Shimpazeja Cecilia fiton gjyqin
me parimin për të drejtat e njeriut

FOTO/ Shimpazeja Cecilia fiton gjyqin<br />me parimin për të drejtat e njeriut
Cecilia, një shimpanze 19 vjeçare në kopshtin zoologjik të Mendoza-s në Argjentinë, fitoi rastin kundër mbylljes së saj në kafaz dhe tani jeton e lirë në një rezervë të madhe bashkë me 50 shimpaze të tjera.

Një gjykatëse argjentinase kishte rënë dakord për të aplikuar në favor të saj një parim themelor të ligjit të të drejtave të njeriut që mbron paprekshmërinë e personit.

Gjyqi për Cecilian ishte hapur nga një OJQ lokale, sepse shimpanzeja pas vdekjes së dy shokëve të saj, ka jetuar vetëm në kafaz dhe ka kaluar në "depresion nga vetmia”.

Vendim u përshëndet si "historik" nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të cilat theksojnë se “primatët kanë të drejta të veçanta që i mbrojnë ata nga tregu dhe biznesi i kopshteve zoologjike."

Në vendimin e saj gjyqtarja, Maria Alejandra Mauricio, kishte shpjeguar se "Nuk mund ta mohoni se këta majmunë  të mëdhenj, janë qenie të gjalla, dhe për këtë arsye duhet ti  nënshtrohen ligjit për të drejtat e njeriut. Si e drejta themelore për të lindur, jetuar, rritur dhe për të vendosur vetë për veten e tyre".

Kjo nuk është hera e parë që një gjykatë jep një vendim të tillë, ka pasur dhe raste të tjera në SHBA,  por historia e Cecilia-s, ka prekur të gjithë në Argjentinën, sepse ajo është e mbijetuara e fundit e një grupi shimpanzesh të cilët vdiqën në fund të vitit të kaluar në kopshtin zoologjik në Mendoza, një strukturë e konsideruar ndër më të këqijat në vend. 

cecilia
Cecilia

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur