FOTO/Shokuese, gjarpri gllabëron
kangurin në fushën e golfit

FOTO/Shokuese, gjarpri gllabëron<br />kangurin në fushën e golfit
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur paraditen e së shtunës në një fushë golfi të quajtur “Paradise Palms” në Australi.

Gjatë një seance kursi stërvitor në “Queensland” të pranishmit kanë mbetur të shokuar teksa janë përballur me një gjarpër të tipit piton i cili hante të gjallë një kangur të vogël.

Pitoni, i gjatë rreth katër metra, pasi i kishte vënë sytë presë, e ka mbeshtjellur me shpejtësi e më pas e ka gllabëruar të tërin për rreth 30 minuta.

piton
 (Momenti kur gjapri sulmon "Wallaby"-in, kangurin e vogël)

Njëri prej lojtarëve të golfit, Robert Willemse, pjestar i këtij kursi prej 10 vitesh tha se nuk kishte parë të ndodhte më parë një skenë e tillë. Gjithsesi incidenti nuk vuri në alarm autoritetet lokale.

Mr McCollam, menaxheri i parkut të golfit, u shpreh se pitoni është gjarpi më i madh i shfaqur ndonjëherë park megjithatë ai nuk është i dëmshëm tek njerëzit.

Sipas tij “Paradise Palms” ka qënë gjithmonë një pikë atraktive për turistët, dhe një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.   

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?