“Miss Iraku” është organizuar për herë të parë pas 40 vitesh, si një formë fitoreje kundër luftrave disa-vjeçare. 20-vjeçarja Shaymaa Abdelrahman nga qyteti multi-etnik Kirkuk, u shpall fituese, duke u bërë kështu përsoni i parë që mban një titull të tillë që prëj 1972.

Vendimi i jurisë u mbështet edhe nga publiku, ndërsa meshkuj të rinj me mjekër bërtisnin emrin e më të bukurës nga vendet ku ishin ulur.

“Ajo që po shpresojmë të bëjmë është të ngremë zërin e popullit irakian, të tregojmë që jemi ende gjallë, që zemra e këtij vendi vazhdon të rrahë”. Kështu u shpreh drejtori artistik I spektaklit, Senan Kamel.
miss iraku
Të veshura me taka të larta dhe fustane mbrëmjeje të gjatë, konkurentet më së shumti folën rreth projekteve të tyre të bamirësisë, sesa sfiluan e pozuan. Gjithçka në konkursin e bukurisë u organizua në mënyrë të tillë që të plotësoheshin të gjitha kriteret që fituesja të konkuronte në edicionin e ardhshëm të “Miss Universe”.

I vetmi detaj i veçantë dhe i pazakontë në vendet e tjera, ishte roja që qëndronte tek dera, i armatosur me kallashnikov.

Abdelrahman tha se do ta përdorte famën për të promovuar edukimin, sidomos për njerëzit që kanë qenë më të prekur nga konfliktet.
miss iraku
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)