Së shpejti Tiranës do t’i bashkohet edhe një monument. Shtatorja e Ibrahim Rugovës është gati dhe do t’i bashkohet një sërë monumentesh të personaliteteve të tjera, që janë aktualisht në Tiranë.
 
Ndonëse nuk është bërë publik ende pozicioni ekzakt i vendosjes së skulpturës, ajo ka përfunduar dhe është publikuar në Facebook nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
 
Në statusin e tij Basha shkruan se kjo është një vepër e skulptorit, Idriz Balani e cila do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarëkombit për veprën e tij të pavdekshme.

shtatorja ibrahim rugova

Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)