FOTO/Sot ka ditëlindjen,ministrja e
Ramës e feston në krye të detyrës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, sot ka ditëlindjen, mirëpo ka zgjdhur ta festojë në krye të detyrës.

Paraditen e sotme, në vigjilje të ndërrimit të vitit, Manastirliu ka vizituar urgjencën e QSUT dhe Spiralin Universitar të Traumës për të ndjekur nga afër masat e marra në spitale. Urgjenca Mjekësore Kombëtare dhe spitalet në të gjithë Shqipërinë do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive.

“Duke filluar nga sot, deri më datë 2 Janar kemi vendosur shërbim të përforcuar të urgjencës në spitale 24 orë në 24. Jemi sot në spitalin e Traumës, pasi këtu përballohen urgjenca nga e gjithë Shqipëria. Por duhet theksuar se janë në gadishmëri të gjitha spitalet e Tiranës -Trauma, QSUT, Shefqet Ndroqi dhe 2 maternitetet si dhe spitalet rajonale dhe ato bashkiake”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./Lexo.al/

[gallery]25242[/gallery]

Redaksi Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen