Pas publikimit të lajmit ku flitej për një shtatzëni të mundshme të Suada Sherifit, vetë ish Miss Albania e ka konfirmuar diçka të tillë. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram bukuroshja ka pohuar se është 21 javëshe shtatzënë.

"Zemra dhe trupi im janë plot me dashuri," ka shtuar nën foton ku shfaqet e veshur me një bluze të shkurtër dhe një fund të ngustë, që i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.  

“Jam shumë e lumtur. Është diçka që e doja edhe unë edhe partneri me të cilin kam kohë që bashkëjetoj. Dhe jam akoma më e lumtur për faktin që pres një vajzë,” është shprehur Suada për Anabel.al.

Në një intervistë dhënë për "Bluetooth" pak ditë më parë, mes të tjerash Sherifi ka folur për planet e afërta për martesë apo për faktin që sapo ka marrë liçencën e noterisë. Një vit i nisur vrullshëm ky për sportisten, që duket se më shumë se kurre po e ndjen mrekullinë e të qenurit femër.
suada sherifi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)