Tempulli Guanying është ndërtuar mbi një shtresë shkëmbore të lumit Yagze në Kinë dhe ka mbijetuar përballë përmbytjeve dhe  kur niveli i ujit rritej deri në dhjetë metra.
 
Aty janë ndaluar ritet fetare dhe hyrjet e vizitorëve, pavarësisht se asgjë nuk e dëmtoi këtë tempull që është ndërtuar para 700 vitesh.
 
Bazamenti i fortë dhe struktura e ngritur, kanë bërë që ujërat të mos hyjnë në ambientin e brendshëm dhe të mos u shkaktojnë dëme në mure.
 
Përmbytja e fundit që ishte në muajin maj, e cila u publikua në internet dhe që atëherë numri i turistëve që duan ta shohin këtë vend është rritur shumë
 
[gallery]23441[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com