Sot tërmeti i fuqishëm që ra në Shqipëri ka dëmtuar shumë objekte duke përfshirë edhe stadiumet. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në stadiumin e kryeqytetit ‘Selman Stërmasi’ ku gjatë momentin që po luhej ndeshja Partizani-Bylis janë ndjerë lëkundjet, duke shkaktuar pani te tifozët.
Lëkundjet kanë lënë pasojë në stadiumin e kryeqytetit pavarësisht se ky është rikonstruktuar në vitet e fundit. Nga fotot duken disa plasaritje në tribunën vip, por edhe rënia e suvatimit.
Ajo që ka ndodhur ka trembuar disa nga tifozët, të cilët janë larguar për t’u interesuar për të afërmit e tyre. Gjithsesi sa i takon rrethimit të stadiumit përveç dëmeve material nuk ka patur të lënduar.