FOTO/Tifozja denoncon dhunën
në stadium, Tahiri i dërgon SMS

FOTO/Tifozja denoncon dhunën<br />në stadium, Tahiri i dërgon SMS
Orjona Braimllari është një tjetër tifoze e Partizanit që denoncon dhunën e policisë ndaj tifozëve "guerrilas" gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu në "Elbasan Arena". Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook se policia hodhi gazlotsjellës dhe përdori shkopinjtë e gomave ndaj tifozëve. 

Por Orjona kurrsesi nuk e kishte menduar se pas këtij statusi, do të merrte në inbox-in e Facebook, një mesazh nga vetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Siç zbulon vetë tifozja, Tahiri i ka kërkuar numrin e telefonit, për të marrë më shumë informacion rreth asaj që ka ndodhur në stadiumin "Elbasan Arena" ku mbështetësit e Partizanit u përleshën me Policinë. 

"Pas statusit te mbremshem lidhur me ndeshjen ne Elbasan Arena, zgjohem me kete sms nga Ministri Saimir Tahiri! Sigurisht nuk pata fike, por i dergova nr! Jo me shume se 5 minuta bie telefoni! Z. Minister ishte i shqetesuar per statusin qe kisha postuar dhe madje e kisha tagg-uar, donte te dinte me shume rreth ngjarjes! Ne fakt une pata fatin e mire te mos isha prezent ne stadium ne ndeshjen e mbremshme dhe nuk dija te thoja realisht cfare kishte ndodhur, por kisha shkruar ate qe media kishte percielle tek ne apo cfare miqte e mi prezent ne stadium me thane! Nuk munda te thoja asgje lidhur me dje por ndava nje tjeter eksperience te dhunes se policise ndaj tifozerise. Sigurisht qe u ndieva mire qe u kontaktova drejtperdrejt nga vete ministri, u ndieva e vleresuar ashtu sic duhet te ndihet cdo qyretar i ketoj vendi! Une kam reaguar gjithmone, e gjithmone kam marre nje pergjigje! Une skam mbyllur gojen asnjehere por kam folur ckam dashur e sme ka thene njeri hesht!?", shkruan Orjona.  

Ndërsa e vlerëson Tahirin si ministrin më njerëzor, Orjona Braimllari thekson se për një koment në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka marrë block prej tij. 

"Mbaj mend qe dikur kam komentuar ne nje status se z. Berisha dhe madje ishte shaka, por mora nje derr block-u nga ish kryeministri i asaj kohe! Gjithsesi kjo telefonate e ministrit nuk me ben te mendoj qe kjo eshte policia qe dua, por ky eshte ministri njerezor qe dua! Ky eshte ministri qe duhet te jete! Keshtu duhet te gjithe te jene! A munden valle?! Tahiri po! Te tjeret s'di te them!", shkruan Orjona Braimllari. 

sms
(Postimi i Orjonës ku denonconte dhunën e policisë)

tahiri
(Mesazhi i Tahirit i publikuar nga fansja e Partizanit)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm