Tifozja e zjarrtë polake, Martyna Chodorowska, e cilësuar si Miss Polonia, ishte mbrëmë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Poloni, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve nga bukuria e saj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi, duke treguar se ndodhej në Tiranë posaqërisht për këtë ndeshje.

“Zgjuar që në orën 5 të mëngjesit dhe ja ku jam në Tiranë. Nuk do të kthehemi mbrapsht pa 3 pikët”, shkroi ajo.

Gjithashtu tifozja polake ka postuar edhe foto nga stadiumi duke treguar atmosferën që ishte krijuar aty.