TIRANE - Pas ekspertimit të vendit dhe mbledhjes së të dhënave të nevojshme që do t’i shërbejnë hetimit për shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, punëtorët e farmacisë kanë vijuar aktivitetin normal të tyre. Në fotot e bëra nga gazetarët e A1 Report duken punonjësit e farmacisë të cilët sistemojnë në vitrina ilaçet që kanë rënë në tokë si pasojë e shpërthimit. Po ashtu, është suvatuar edhe vrima që krijoi shpërthimi i tritolit të vendosur në pjesën e jashtme të kondicionerit, në murin e farmacisë.

Po ashtu janë sekuestruar dhe të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve që ishin pranë farmacisë ku ndodhi shpërthimi.

Redaksia Online
(Gre.M/a.ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Po ashtu janë sekuestruar dhe të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve që ishin pranë farmacisë ku ndodhi shpërthimi.

Redaksia Online
(Gre.M/a.ç/Shqiptarja.com)









