Alpinistët tregojnë për Shqiptarja.com se ngjitja në këtë lartësi ishte e vështirë, pasi era frynte me një shpejtësi 130 km/h.
Grupi i alpinistëve tregon se ngjitja në këtë majë fantastike, ishte një sfidë që ia vlejti, ndërsa pamjet e publikuara prej tyre janë thjeshtë magjepsëse dhe frymëzim për këdo që e don natyrën dhe sportin e ngjitjes në lartësi. Ngjitja për në majë ka filluar nga Prevalla, i cili konsiderohet si vend turistik me frekuentim të lartë prej turistëve.
Për këtë grup ngjitja në majë ka zgjatur 8 orë, ndërsa në mesin e turistëve kishte mosha të ndryshme. Alpinisti më i ri në moshë ishte një qenush i vogël vetëm 3 vjeç dhe sipas alpinistëve ky ishte një fakt tjetër interesant në këtë aventurë mjedisore sa të vështirë aq dhe emocionuese.
[gallery]24476[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO









