TIRANË - 1000 efektiv policie u angazhuan për të siguruar rend dhe qetësi në protestën e opozitës këtë të enjte para parlamentit.
Në kordonin e parë të sigurisë me protestuesit përreth parlamentit qëndruan forcat e tre komisariateve të kryeqytetit ku nuk munguan dhe efektivet police.
Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë qëndruan në distancë të pozicionuar përreth parlamentit.
Pamjet që shihni i përkasin forcave operacionale të pozicionuar në ish-selinë e Partisë Demokratike ndërsa në rrugën "Hoxha Tahsim" qëndronin autobotet e ujit të policisë të cilat përdoren për shpërndarjen e protestuesve.
Dhe pse e paralajmëruar një protestë paqësore dhe vetë kreu i opozitës deklaroi se nuk do të preket asnjë efektiv policie, nuk mungoi dhe goditja me vezë, domate, mandarina e patate e policëve në shërbim. Sende përfunduan edhe mbi kamerat e televizioneve.
Ndërkohë në gardhin rrethues të Parlamentit gjithçka menaxhohej nga Garda e Republikës dhe masat ishin marrë dhe me praninë e telave me gjemba nëse protesta do të agravonte.
Përmes këtyre fotove dhe videove ju sjellim masat e marra nga Policia e Shtetit për këtë protestë.

/Shqiptarja.com

VIDEO