Foto+Video/ Mbyllet pa probleme
protesta e LGBT kundër homofobisë

TIRANE-Aleanca LGBT dhe Pro LGBT ka mbajtur pedalimin kundër homofobisë.

Ata kanë marshuar me biçikleta ku janë nisur nga Pallati i Kongreseve për të përshkuar disa segmente të kryeqytetit.

Më pas pjesëmarrësit janë drejtuar drejt “Çadrës së PD-së”, ku janë kthyer majtas në rrugën Ismail Qemali.

Më pas janë futur në drejtim të zonës së ish-bllokut, ku kanë përshkuar rrugën Ibrahim Rugova dhe ashtu siç ishte parashikuar kanë vazhduar përgjatë lumit të Lanës, dhe së fundmi janë kthyer tek ura në shkollën “Vasil Shanto”, ku kanë vazhduar përsëri përgjatë Lanës.

Dy organizatat kryesore në mbrojtje të të drejtave të  komunitetit LGBTI në Shqipëri, zhvilluan pedalimin e 6 me biçikleta kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.

Përpara nisjes së paradës me biçikleta Kriste Pinderi ka deklaruar se kanë vendosur të mos fshihen por të jetojnë të lirë.
 
Kishim dy opsione një të shkonim nga liqeni dhe të përfundonim tek kopshti zoologjik ose dy të qëndronim në shtëpi. Zgjodhëm një opsion të tretë të vazhdonim me planin tonë sepse komuniteti LGBTI nuk mund të fshihet gjithë jetën”, tha Pinderi.
 
Ndërsa Xheni Karaj deklaroi se koha e premtimeve ka përfunduar dhe politika duhet ti mbajë premtimet që ka bërë.
 
"Parada jonë nuk është qejf por një aksion politik. Një aksion politik që këtë vit kërkon t’iu tregojë njerëzve që koha e premtimeve ka skaduar dhe ka filluar koha e rezultateve konkrete”, tha Karaj.
 
Aktivitistët janë shoqëruar nga forca policia përgjatë të gjithë pedalimit të tyre, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk ka pasur incidente. 

Zhvillimet orë pas ore

Ora 10:45 Aktivistët shprehin mesazhe kundër homofobisë në Bulevard 

Ora 10:30 Aktivistët rikthehen në bulevard ku hapin dhe flamurin e komunitetit LGBT. Hapin pankartat në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT. 

Ora 10:20 Aktivistët mbërrijnë tek ura në shkollën “Vasil Shanto”

Ora 10:09 Nisja është bërë përpara "Pallatit të Kongreseve"

Ora 10:05 Xheni Karaj: Koha e premtimeve nga politika ka përfunduar, politika duhet të mbajë premtimet që ka dhënë

Ora 10:00 Kristi Pinderi: Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë, kemi vendosur të mos fshihemi më

Ora 09:45 Aktivistët mblidhen përballë “Pallatit të Kongreseve”

[gallery]22243[/gallery]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra