Sërish ujëra të zeza në Sarandë. Këtë herë në lagjen Kodër të këtij qyteti. Banorët shprehen se prej një jave kanë njoftuar Ujësjellës Kanalizimet Sarandë, por nuk kanë marrë një zgjidhje për këtë situatë.
Situata e ujërave të zeza në Sarandë tashmë është kthyer në shqetësim të përditshëm për qytetin bregdetar, para disa ditësh, një çarje e kanalizimeve të ujërave të zeza, solli largimin e turistëve nga plazhet e qytetit pasi ato arritën të kontaminonin një pjesë të madhe të plazhit.
Por inxhinieri i ujësjellës kanalizimeve të Sarandës, Kostaq Koça, sqaron se ujërat me ngjyrë të zezë që derdhen në det kanë qenë ujërat e pastrimit të depos së re të ujësjellësit të Sarandës.
“Jam këtu për të qetësuar të gjithë opinionin publik të Sarandës, dhe pushuesit, sepse atje mund të ketë përsëri gjëra të tilla, por është ujë i pijshëm nga depot, që ka të bëjë me pastrimin e bërë të depos, dhe janë ujëra që rrjedhin nga kjo, janë vetëm ujëra të pastra”, shprehet Koça.
Deri tani, Bashkia e Sarandës, nuk ka dal në një sqarim për qytetarët dhe pushuesit se ujërat që derdhen në det nuk janë ujëra të zeza.
Megjithatë derdhja e këtyre ujërave ka shkaktuar mjaft probleme për sa i përket uljes së numrit të pushuesve në Sarandë.
Kujtojmë se për sistemimin e tubacioneve të ujërave të zeza sapo janë mbyllur punimet.
[gallery]23555[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO