Anders Behring Breivik, ekstremisti i krahut të djathtë i cili i mori jetën 77 personave në një sulm me bombë dhe të shtëna në masë në Norvegji në vitin 2011 pritet që të dalë këtë të hënë para gjykatës për padinë që ka bërë ndaj shtetit, që e akuzon për izolim ‘degradues’.
44-vjeçari Breivik mbahet i veçuar nga të dënuarit e tjerë në burgun e sigurisë së lartë Ringerike, që ndodhet pranë Oslos, përgjatë këtyre 11 viteve dhe sipas avokatit të tij, tashmë ai është në gjendje depresive dhe me tendenca ‘vetëvrasëse’.
Sipas DailyMail, vrasësi masiv argumenton se izolimi i tejzgjatur është në shkelje të nenit 3 të Konventës Europane për të Drejtat e Njeriut, që ndalon trajtimin ‘çnjerëzor’ dhe ‘degradues’.
Më 22 Korrik të 2011-s, Breivik shpërtheu me bombë një furgon pranë zyrave qeveritare në Oslo, duke vrarë 8 persona, përpara se të qëllonte për vdekje me armë 69 të tjerë, kryesisht adoleshentë, në një kamp veror për të rinj të Partisë Laburiste në ishullin Utoya.
Në 2012-n, 44-vjeçari u dënua me 21 vjet burg, dënimi më i ashpër i mundshëm sipas ligjit në Norvegji. Ky dënim mund të zgjatet për sa kohë ai konsiderohet kërcënim.
77 viktimat
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tarifat doganore të Trump/ Norvegjia i kërkon ndihmë ish-kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg, e bën ministër të Financave
4 Shkurt, 16:07
-
Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore
31 Janar, 21:43
-
Norvegjia vendi i parë në botë që eliminon automjetet me karburant! 9 nga 10 makina të shitura në 2024 ishin elektrike
2 Janar, 21:39
-
Norvegji, autobusi me 58 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur
26 Dhjetor 2024, 16:28
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor 2024, 17:53
-
Avioni del nga pista e aeroportit në Norvegji, shpëtojnë për mrekulli 170 pasagjerët! Shkak, moti i keq (VIDEO)
20 Dhjetor 2024, 11:47
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit
19 Dhjetor 2024, 13:32
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor 2024, 07:36
-
Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit
21 Nëntor 2024, 17:47
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor 2024, 22:33
-
Kombëtarja e vajzave humbje 'të ëmbël', Norvegjia na shënon 9 gola dhe eliminon! Shqipëria ngjitet në Ligën B
30 Tetor 2024, 11:01