Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë ditës së sotme pyllin në vendin e quajtur Ura e Murrashit në Librazhd.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, policia dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura. Por terreni mjaft i thyer nuk lejon fikjen e zjarrit.

Por ajo që e bën më të rrezikshme këtë vatër zjari është fakti se si pasojë e djefgies së pyllit dhe shkurreve, drejt rrugës nacionale bien gurë dhe inerte që kishin ngecur gjatë dimrit në këtë pyll.

Është pikërisht aksi i cili bllokohet shpesh gjatë dimrit si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe inerteve nga reshjet dhe përmbytjet.

Policia po përpiqet që të normalizojë qarkullimin e automjeteve. Gjithsesi aksi mbetet i rrezikshëm për qarkullim.

Është kërkuar ndërhyja nga ajri për fikjen e flakëve./Infoelbasani.al
zjarri ne librazhd
zjarri murrash
(Zjarri i rënë te Ura e Murrashit, në Librazhd)