Një apartament në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjte. 

Dy zjarrfikëse dhe forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për neutralizimin e flakëve.

Familjarët kanë arritur të largohen në kohë nga banesa e përfshirë nga zjarri, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar. 

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. 

zjarr m shyri
zjarr m shyri
(Zjarrfikësit në vendngjarje, te rruga "Myslym Shyri")

Një ditë më parë flakët e zjarrit shkrumbuan katin e fundit të një apartamenti 10 katësh pranë Ambasadës Amerikane. Banesa e përshtatur në një palestër ishte në pronësi të pronarit të ekipit të futbollit "Partizani", Gaz Demi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com