Forcat zjarrfikëse shqiptare janë vendosur krah atyre greke për të luftuar flakët në Alexandroupoli në Greqi. Ministria e Mbrojtjes informon se forcat zjarrfikëse shqiptare të cilat u nisën një ditë më parë po punojnë prej afro 12 orësh në një terren të vështirë për të shuar flakët.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon ku efektivët shqiptarë janë të angazhuar krah zjarrfikësve grekë në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë
Në lidhje me punën e tyre, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili falenderon efektivët tanë, e shton se ata po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira.
'Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve.
Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe siperfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh. Misioni i tyre përqendrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë.
Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira'- shkruan ministri i Mbrojtjes.
Drejt Greqisë u nisën një ditë më parë një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare,
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
Zjarr në një spital në Rusi, njerëzit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve (VIDEO)
18 Nëntor, 19:13
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Spanjë
15 Nëntor, 12:30
-
Zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes
14 Nëntor, 21:41
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10
-
Korçë, digjen sahatet e ujit në një pallat, banorët dalin jashtë nga paniku: Zjarri ra në katet lart, shpërthyen tubat (VIDEO)
12 Nëntor, 19:22
Tani Bejlerin do e lironi? Himarën do na e jepni?
Përgjigju