FOTO+DETAJE/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali! Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën

FOTO+DETAJE/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali! Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën

Lulzim Toci, shqiptari i dyshuar dhe policia në vendngjarje

Lulzim Toci, shqiptari i dyshuar për krimin dhe skena e krimit në Itali

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në familjen shqiptare, në Caserta të Italisë, mëngjesin e sotëm (9 Tetor), teksa bashkëshorti ka mbytur gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, në gjendje të rënduar depresive.

Eleonora Toci, është 24-vjeçarja shqiptare viktimë e duarve të burrit të saj Lulzim Toci, 30 vjeç, me banim në San Felice a Cancello. Por detaji më i dhimbshëm ka qenë fakti se viktima ndodhej në vendin fqinj vetëm prej 1 muaji.

Ajo ishte bashkuar me bashkëshortin e saj, Lulzim Toci, një punëtor bujqësi 30-vjeçar. Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe për nevojat e tyre, në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç. Pikërisht në atë shtëpi, në agim, ndodhi tragjedia.

Sipas këqyrjes paraprake të hetuesve, Lulzimi ka shtrënguar fort duart rreth qafës së 24-vjeçares. Edhe pse Leonora u përpoq të mbrohej, pa sukses. Krimi makabër ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit.

Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht. Fqinjët, nga sa mësojmë, nuk kanë dëgjuar britma apo debat në vazhdim, shkruan "CasertaNews".

Lulzimi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata. Ai kërkoi ndihmë. Gruaja, e pabindur për atë që kishte ndodhur, bëri një telefonatë me video në telefonin e Eleonorës. Njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër, që ka pohuar se “babi vrau mamin”.

Në atë moment gruaja lajmëroi policinë. Karabinierët e kompanisë së Maddaloni shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë. I dyshuari u gjet në gjendje depresive të rënduar dhe i çorientuar plotësisht.

Ekspertët italianë në shtëpinë e krimit


Lajmi kryesor:

E rëndë në Itali/ Shqiptari mbyt gruan në sy të 2 fëmijëve të mitur 4 e 6 vjeç, arrestohet! Rrëfimi i djalit në kamera: Babi vrau mamin! (EMRI)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!