FOTO/ E shkarkoi KPK, Prokurorja nuk mban lotët, ngeli në veting për pasurinë e të shoqit
Ornela Rrumbullaku ne KPK 4 shtator 2024
Tirane- Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Ornela Rrumbullaku u shkarkua nga detyra sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen.
Pas dhënies së vendimit prokurorja u largua në lot nga salla.
Gjatë seancës dëgjimore të së hënës, 2 shtator, Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private.
Ajo i kundërshtoi gjetjet e KPK-së, duke pretenduar se bashkëshorti nuk i kishte investuar ato para, por ishte dakordësuar me ortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike.
Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional.
Ornela Rrumbullaku përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Kavajë. Në vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si këshilltare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Deri në momentin e shkarkimit nga detyra ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
Foto: LSA
S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
20 Nëntor, 10:51
-
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
14 Nëntor, 16:43
-
KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi
14 Nëntor, 11:18
-
KPA u thotë 'stop' gjyqtarëve dhe prokurorëve: Nuk kemi tagër të rishikojmë vendimet tona të shkarkimit
14 Nëntor, 10:47
-
Nuk justifikoi dot 7,1 mln lekë, Vetingu i KPA shkarkon gjyqtaren e Lushnjës! Mbetet në fuqi vendimi i KPK për Saemira Hilën
12 Nëntor, 16:41
-
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
10 Nëntor, 09:48
-
KPK konfirmon në detyrë si Prokurore e Tiranës motrën e Ermonela Felajt
8 Nëntor, 21:49
-
Prokurori Lazër Çardaku jep shpjegime për pasurinë
7 Nëntor, 20:57
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
29 Tetor, 12:39
-
KPK e shkarkoi gjyqtaren Matilda Shalla më 2022 për shkak të pasurisë, Vettingu i KPA lë në fuqi vendimin për magjistraten e Fierit
23 Tetor, 16:34
-
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës Luveda Dardha! Shkarkohet edhe prokurori i Tiranës Artan Lulaj
15 Tetor, 20:41
-
KPK e shkarkoi prokuroren Rajmonda Berisha për mungesë burimesh e cënim të besimit
15 Tetor, 08:59
Ja dhe shqiptari mesatar qe cdo gje e lidh me parane. Se dine te shkretet cdo te thote te mesosh e te lodhesh per nje profesion se 1 ne 3 cuna shqiptar punen ne shpi bari kane te vetmen eksperience ne Cv. E kane pasuruar kohet e fundit Cv dhe me eksperienca ne komente anonime.
PërgjigjuNa dhjeve na mallengjeve,ilaçe ju befshin.
PërgjigjuProkurore e afte dhe me integritet. Humbje per sistemin e drejtesise!
PërgjigjuDuhej ta paguaje KPK te kaloje, siç bene disa kolege/ë qe kaluan me pasuri marramendese pa justifikuar fare ...
PërgjigjuLot krokodili për humbjen e milonave që dotë merte nga bandat!
Përgjigju