Banorët e Evias Veriore jetuan një natë makthi mbrëmë, që pas makthit të zjarrtë të verës. Moti i keq ka shkaktuar fatkeqësi të reja të mëdha në zonë. Gjatë gjithë natës, shira të dendur goditën zonën tashmë të plagosur, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Stuhia 'Athina' ka goditur Agia Anna në Evian Veriore të Greqisë. Si pasojë e reshjeve shumë rrugë u përmbytën ndërsa pati rrëshqitje masive dheu në Achladi dhe Kotsikia.
Sipas kryetarit të Limni Mantoudi, përveç rrëshqitjeve të dheut, përmbytje u vunë re në komunitetin e Strofilia. Nga pamjet shihet si rrugët e asfaltuara janë shkatërruar ndërsa vërshimet e ujit kanë marrë para gjithçka.
GREQI- Pas një vere të gjatë në “luftë” me vatrat e zjarrit në tokën helene, banorët e Evias janë “goditur” nga një stuhi me pasoja shkatërrimtare.
Nën pushtetin e ujit nuk janë vetëm rrugët e zhytura në baltë por edhe më shumë se 200 shtëpi, që tashmë janë bërë të pabanuara.
Banorët e zonës teksa po përjetonin orë makthi mbrëmjen e djeshme, duke folur për mediat lokale kanë treguar se zona është lënë në mëshirë të fatit dhe autoritet nuk janë kujdesur siç duhet.
"Në verë ne u dogjën. A do të mbytemi tani?”, u shpreh një nga banorët shtëpinë e të cilit e përpiu uji.
Sipas kryetarit të bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis, qindra shtëpi janë përmbytur, ndërsa gjatë gjithë natës ekipet e shpëtimit transportuan të moshuarit në vende të sigurta.
Aktualisht situata sa i perkët pasojave të rëndë të shiut është në kontroll por shqetësime serioze janë ngritur për të ardhmen.