Fotografët grekë të “False mirror” turne fotografik në rrugicat e Korçës

U prezantua për herë të parë në Korçë ekspozita e veçantë “Mirroring Korça”. Një përvojë e fotografëve grekë në këtë qytet, të cilët për 4 ditë me radhë kanë vizituar gjithë rrugët e qytetit për të shkrepur momente nga më të bukurat si në peisazhe ashtu dhe portrete. Pas ditëve intensive, ata pasqyruan për publikun artdashës fotografi dhe personazhe të Korçës në biblotekën e qytetit “Thimi Mitko”. Për fotografët,  Korça është një qytet që i përshtatet asaj që ata duan të gjejnë dhe të ekspozojnë.

Grigorios Moutsios tha se “fillimisht ajo qe duhet te themi te theksojme eshte qe ka nje interes shume te madh fotografik dhe eshte nje qytet i cili gjate gjithe kohes zhvillohet më së miri dhe evolon në kohe. Kemi vendosur te ndjekim kete shigjete te evolimit dhe te theksojme duke sjelle te gjitha diferencat qe jane ketu. Pra, te reja ne te vjetra ose e reja qe duhet te shkeli ne traditen e vjeter”.

Athina Perka shprehet se “kishte nje thirrje nga qendra e artit dhe kultures te cilen e kemi aprovuar me kenaqesi te madhe. Une personalisht kam ardhur ne Korçë shumë herë për aktivitete te ndryshme, por i gjithe ekipi është shumë entuziast”.

Grupi grek i fotografisë “False Mirror”  ka vizituar mbi 70 vende të botës si Madagaskari, Meksika, Peruja, Etiopia, Arabia Saudite.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?